
Lexoni edhe:
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që vendosi granatë dore në oborrin e shtëpisë së rahovecasit
Një grua 61-vjeçare nga Florida akuzohet se ka goditur me thikë burrin e saj me aftësi të kufizuara më shumë se 140 herë dhe më pas e ka goditur në kokë me një thikë mishi për tu siguruar që kishte vdekur.
Joan Burke u arrestua të dielën dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë, sipas policisë së Palm Springs. Ende nuk dihet asnjë motiv për ngjarjen.
Djali i Melvin Weller-it e gjeti trupin e tij në një pellg gjaku në dyshemenë e kuzhinës së çiftit më 11 shkurt.
Një thikë e përgjakur dhe thika e mishit ishin në lavaman, thuhet në raportin e policisë.
Burke u gjet në dhomën e gjumit me prerje në të dyja pëllëmbët e saj, raportuan mediet.
Raporti i ekspertit mjekësor tha se Weller kishte plagë me thikë në të gjithë trupin e tij, shkruan ABC News.
(Kosova Sot Online)