Lexoni edhe:
Zverev nuk përmbahet pas humbjes, e godet disa herë karrigen e gjyqtarit
Njohja e pavarësisë së të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, vlerësohet si një lojë politike e inskenuar me kujdes. Putin kishte bërë më parë një prezantim të gjatë dhe të detajuar mbi pikëpamjen e tij për pavarësinë e Ukrainës si një gabim i madh historik dhe padrejtësi ndaj Rusisë, dhe zyrtarët e lartë rusë kishin luajtur paraprakisht rolin e tyre duke bërë një sërë akuzash bombastike kundër Ukrainës dhe Perëndimit.
Por lajmet nga Rusia për “sulmet” ndaj renegatit, të kontrolluar nga separatistët rusë, luajtën një rol kyç në vendimin e gjerë të Moskës për t’i futur trupat ruse në territorin e pushtuar ukrainas si një “forcë paqeruajtëse”.
Ato raporte u publikuan nga ushtria dhe qeveria ruse. Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëruan më parë se Rusia do të akuzonte për sulme të rreme në territorin separatist në Donbas ose në territorin e vetë Rusisë, dhe më pas do t’ia atribuonte atë ukrainasve si një pretekst për ta pushtuar shtetin fqinj.
Zverev nuk përmbahet pas humbjes, e godet disa herë karrigen e gjyqtaritLexoni edhe:
Të njëjtin vlerësim kanë bërë edhe shërbimet e inteligjencës ukrainase, duke thënë se kanë informacione se separatistët rusë kishin vendosur eksplozivë në disa lokacione në Donbas, pikërisht me qëllimin e falsifikimit të sulmeve që do t’ua atribuonin ukrainasve.
“Ne nuk e dimë saktësisht se si do të shkojnë gjërat. Por ja çfarë mund të presë bota. Së pari, Rusia planifikon ta krijojë një justifikim për të sulmuar… Nuk e dimë saktësisht se si. Mund të jetë një bombardim brenda Rusisë. Një zbulim imagjinar i një varri masiv, një sulm i organizuar me dron ndaj civilëve ose një sulm i rremë, dhe ndoshta edhe një sulm i vërtetë me armë kimike”, paralajmëroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të enjten.
The have now released "helmet cam" footage for the claimed incursion by Ukrainian troops.
— Oliver Alexander (@OAlexanderDK) February 21, 2022
Because if you are going sneak into Russia to perform sabotage, you of course bring a helmet cam and BTRs. pic.twitter.com/6r7k6kYzLI
Videos circulating of emergency forces and police being rushed to the scene pic.twitter.com/drGy9R69aK
— Michael A. Horowitz (@michaelh992) February 18, 2022
#Breaking pro-separatist and Russian news agencies are circulating the news that they foiled an attempt by Ukraine to blow a chlorine gas tank within separatist territory
— Michael A. Horowitz (@michaelh992) February 18, 2022
They released this alleged helmet cam footage from
(highly dubious) pic.twitter.com/8e3PFmEAE2
(Kosova Sot Online )