![](/uploads/kosova-sot/images/2022/February/24/200x200_prokuroria-kosove-71645685556.jpg)
Lexoni edhe:
Prokuroria e super privilegjuar në funksion të avokatisë dhe mbrojtjes së krimit të organizuar!
Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është gjetur e vdekur në Gjilan nga familjarët e saj.
Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”, derisa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Gjilan 22.02.2022 – 22:55. Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.
(Kosova Sot Online)