Lexoni edhe:
Vendos gjykata: Paraburgim ndaj 16 të arrestuarve në Pejë
Një aksident me fatalitet ndërmjet dy veturave ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar.
Si pasojë e aksidentit kanë vdekur dy persona, një burrë dhe një grua. Lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njëri nga fëmijët ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton policia.
Vendos gjykata: Paraburgim ndaj 16 të arrestuarve në PejëLexoni edhe:
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/ Autostrada, Ibrahim Rugova (NN) 23.02.2022 – 22:40. Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)