Rojat kufitare ukrainase thonë se rusët kanë depërtuar në veri të Kievit
Agjencia e lajmeve “AFP” ka cituar rojat kufitare ukrainase të kenë thënë se forcat ruse kanë depërtuar në veri të rajonit të kryeqytetit Kiev.
Kievi shtrihet në pjesën veriore të Ukrainës, jo shumë larg kufirit me Bjellorusinë. Më herët është raportuar se në Ukrainë janë futur trupa ruse edhe nga Bjellorusia.
Rusia disa javë më parë kishte dërguar mijëra ushtarë në Bjellorusi me pretekstin se do të kryenin ushtrime të përbashkëta ushtarake me ushtarët bjellorusë.
#BREAKING NATO chief Stoltenberg says no 'plans' to send alliance troops into Ukraine pic.twitter.com/pT0KXTL3g6
— AFP News Agency (@AFP) February 24, 2022
(Kosova Sot Online)