Qytetarja e Ukrainës: Nëna ime më thirri, më tregoi se ka filluar lufta

  • E. /
  • 24 February 2022 - 13:49
Qytetarja e Ukrainës: Nëna ime më thirri, më tregoi se ka filluar lufta

Një qytetare e Ukrainës, ka rrëfyer momentin kur kuptoi se kanë filluar sulmet nga Rusia.

Ajo u shpreh se e ka thirrur nëna e saj dhe ia ka treguar.

“Nëna ime më thirri dhe tha se lufta ka filluar. Sapo kemi dëgjuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar të thotë se Vladimir Putin po lëshon një vale dhune në Ukrainë”, ka thënë ajo për BBC-në.

Ndryshe, njerëzit kanë filluar të largohen nga Kievi, Kryeqyteti ukrainas.

(Kosova Sot Online)