Lexoni edhe:
KQZ-ja ta heton jo vetëm financimin e partive politike, por edhe financimin individual!
Shumë prej nesh e kemi dëgjuar dikë të thotë “lotët e krokodilit”.
Kjo frazë është sinonim i sjelljes hipokrite dhe pikëllimit të pasinqertë.
KQZ-ja ta heton jo vetëm financimin e partive politike, por edhe financimin individual!Lexoni edhe:
Këtë frazë e përdorim kur dikush tregon dhembshuri dhe ndjeshmëri të rreme, por në fakt i gëzohet fatkeqësisë së tjetrit.
Por pse pikërisht “lotët e krokodilit”?
Shpjegimi është jashtëzakonisht interesant: domethënë, krokodilët janë grabitqarë të rrezikshëm dhe gjakatarë, të cilët sigurisht nuk qajnë nga pikëllimi për “viktimat” e tyre.
Por si është e mundur që ata derdhin lot?
Teksa gllabëron prenë e tij, krokodili në mënyrë refleksive derdh lot të mëdhenj, sepse ata i kanë në kontakt të ngushtë gjëndrat e lotit dhe pështymës.
Ndërsa sekreton pështymë për të gëlltitur gjahun e tij, lotët u dalin automatikisht
(Kosova Sot Online)