Lexoni edhe:
Dita e dytë e sulmit rus ndaj Ukrainës, krejt çka ka ndodhur që nga orët e para të mëngjesit
Deputeti ukrainas Sviatoslav Yurash, kur u pyet se cili ishte plani i tij nëse ushtria e Ukrainës dështon të përballet me pushtimin e Rusisë, deputeti u përgjigj se po shikonte pushkën e tij personale AK-47.
“Ky është një pushtim në shkallë të plotë që synon të shkatërrojë shtetin ukrainas dhe ta marrë atë,” thotë Yurash, duke shtuar se të gjithë ukrainasve që duan të ndihmojnë në luftën do t’u jepet shansi për ta bërë këtë.
Kjo intervistë e tij u transmetua në shumë media të botës.
“Ne po armatosim njerëz që do ta çojnë atë luftë kundër rusëve në çdo mënyrë. Ne jemi një komb prej 40 milionë banorësh dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq siç bën Rusia ashtu siç dëshiron të gjithë përtej kufijve të saj”, tha ai.
“Ne do të luftojmë me gjithçka që kemi dhe gjithë mbështetjen që bota mund të na jape”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)