Lavrovi del me një deklaratë të gërditshme për Ukrainën, siç di vetëm ai

  • G.g /
  • 25 February 2022 - 13:35
Lavrovi del me një deklaratë të gërditshme për Ukrainën, siç di vetëm ai

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, bëri një deklaratë të gërditshme për Ukrainën të premten. Ai foli sikur vendi i tij të mos e kishte sulmuar fare Ukrainën dhe u mundua që ta luante rolin e paqeruajtësit.

Kryediplomati rus tha se Rusia dëshiron që populli ukrainas të jetë i pavarur dhe që ta ketë mundësinë për ta përcaktuar lirshëm fatin e vet, shkruan Reuters.

Në të vërtetë, është pikërisht Rusia që po e minon në mënyrë të drejtpërdrejtë pavarësinë e Ukrainës përmes forcave ushtarake dhe po ia merr me dhunë mundësinë popullit ukrainas që të vendosë për fatin e vet, duke detyruar mijëra njerëz që madje të ikin nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve të Rusisë.

Ministri i vjetër i Putinit e akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ka gënjyer, kur ka thënë se ai është i gatshëm që ta diskutojë statusin neutral të Ukrainës.

Ai gjithashtu tha se Rusia do ta garantojë çarmatosjen e Ukrainës, por se nuk sheh mundësi që qeverinë e tanishme të Ukrainës ta njohë si qeveri demokratike.

(Kosova Sot Online)