Del pamja ku shihet goditja e banesave civile në Kiev nga Rusia

  • 26 February 2022 - 08:56
Del pamja ku shihet goditja e banesave civile në Kiev nga Rusia

Shërbimi emergjent i Ukrainës ka thënë se një predhë ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qendër të Kievit.

 

Në videon e shpërndarë nga shërbimi mediatik i Presidentit Volodymyr Zelenksy shihet raketa që shpërthen në një banesë private, duke shkaktuar tym dhe gërmadha në dhomën e ndejës, shkruan The Guardian.

 U publikuan pamje të dëmtimit të ndërtesës shumëkatëshe edhe nga pjesa e jashtme, ku një pjesë e konsiderueshme e saj shihet e shkatërruar. Numri i të lënduarve ose të vdekurve të mundshëm ende nuk dihet.

 

(Kosova Sot

Online )