Ushtarët ukrainas në ishullin e gjarpërinjve raportohet se janë gjallë, u kapën nga Rusia
Të premten u raportua se si Ukraina nderoi 13 ushtarët të cilët sipas tyre u vranë teksa po mbronin “ishullin e gjarpërinjve” nga sulmet ruse.
Por gazetari ukrainas i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko, tha se ata janë gjallë dhe se janë zënë robë nga Rusia.
“Është zyrtare – Detarët ukrainas të ishullit të gjarpërinjve janë gjallë, konfirmon Marina. Ata u kapën nga Rusia”, shkruan Ponomarenko në Twitter.
BBC ka shkruar dje se sipas informacioneve të fundit ushtarët mund të jenë ende gjallë, duke marrë shkas nga postimi i Shërbimit Shtetëror të Rojes Kufutare të Ukrainës.
(Kosova Sot Online)