![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshill të Europës pas përjashtimit të Rusisë
![Deputeti gjerman: Kosova të anëtarësohet në Këshill të Europës pas përjashtimit të Rusisë](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/01/auto_w1176_h662_x750_y487_Knut-Abraham-Portrait.jpg-5ac507d611c0c0f1-600x3601646139238.jpeg)
Anëtari i Bundestagut, Knut Abraham, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës do të ishte një hap në drejtimin e duhur.
Madje, ai i ka bërë thirrje edhe qeverisë gjermane që të angazhohet në këtë çështje në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës.
Në një deklaratë të lëshuar për media, Abraham ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë nga ky këshill, është koha e duhur që Kosova të bëhet anëtare.
“Tani ne duhet të dërgojmë gjithashtu sinjalin e duhur që angazhohemi për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Prandaj bëj thirrje që Kosova të përdoret, e cila është një demokraci e re, ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe respekton jurisprudencën e GJEDNJ”.
Abraham tha se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, lufta në Ballkan s’duhet imagjinuar dhe se për këtë duhet dërguar edhe sinjale të qarta se “ne nuk tolerojmë ndryshimin e kufijve përmes dhunës dhe se mbrojtja e minoriteteve dhe të drejtave të njeriut duhet të forcohet”.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte hapi i duhur”.
(Kosova Sot Online)