![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Kreu i Këshillit Europian: BE-ja duhet ta marrë seriozisht kërkesën e Ukrainës për anëtarësim
![Kreu i Këshillit Europian: BE-ja duhet ta marrë seriozisht kërkesën e Ukrainës për anëtarësim](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/01/auto_FMw314zX0AAmKUb-600x3601646140031.jpg)
Bashkimi Europian do të duhet ta shikojë seriozisht kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE dhe t’i përgjigjet kërkesës legjitime të Kyivit, tha kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton The Guardian.
Michel po fliste në Parlamentin Europian pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy mori duartrokitje të vazhdueshme për fjalimin e tij të fuqishëm.
Michel i tha Parlamentit Europian:
“Do të jetë e vështirë, ne e dimë se ka pikëpamje të ndryshme në Europë. Këshilli (i qeverive të BE-së) do të duhet ta shikojë seriozisht kërkesën simbolike, politike dhe legjitime që është bërë dhe ta bëjë zgjedhjen e duhur në mënyrë të vendosur dhe të qartë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)