Babai rrah djalin në Mitrovicë, shkak borxhi i tij në lojëra të fatit

  • E. /
  • 02 March 2022 - 09:21
Babai rrah djalin në Mitrovicë, shkak borxhi i tij në lojëra të fatit

Një baba është arrestuar dje në Mitrovicë pasi ka rrahur djalin e tij, rasti është hapur në polici si “lëndim i rëndë trupor”.

Rrahja sipas policisë ka ardhë pasi babai e ka kuptuar se djali i tij kishte një borxh, të cilin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Mitrovicë Jug 28.02.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kuptuar që djali i tij viktima mashkull kosovar kishte një borxh, i njëjti e kishte rrahur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pranon se borxhin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)