Lexoni edhe:
‘Prokurori që i liroi spiunët serb, blerës të simboleve të UÇK-së,një shërbëtor besnik i BIA-s serbe’
Korrespodenti i BBC-së, James Waterhouse ka përshkruar situatën në ditën e shtatë të luftimeve në Kyiv si të qetë dhe ndryshe ngaqë ishte një javë më parë.
Ai tha se mëngjesi ishte aq i qetë sa mund të dëgjohej edhe era duke fryrë.
“Sulmi ajror filloi përsëri, por ka qenë një natë relativisht e qetë. Sot në mëngjes është aq qetë në qendër të qytetit sa mund të dëgjosh edhe erën që fryn mes ndërtesave, një botë larg nga një javë më parë. Në katedralen e Shën Sofisë pas meje ka një shërbim në mesditë të organizuar nga krerët e kishës në të gjithë qytetin, një qëndrim i vërtetë sfide”, ka thënë ai për BBC.
Megjithatë ai tha se trupat ruse janë duke avancuar në jug dhe qytetet në këtë pjesë po përfshihen çdo herë e më shumë nga pushtimi rus.
“Por këtu është një qetësi shumë e pakëndshme, duke pasur parasysh atë që po shohim në Kharkiv dhe avancimin e trupave ruse në jug. Por siç qëndrojnë gjërat, dhe ne duhet ta bëjmë këtë orë pas ore, qytetet kyçe të Ukrainës – me përjashtim të Khersonit – po përfshihen gjithnjë e më shumë nga përparimi rus, por për momentin po qëndrojnë”, tha ai në një lidhje nga Kyiv.
(Kosova Sot Online)