Lexoni edhe:
Kosova de fakto është në NATO, tash vetëm duhet të armatoset
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me bashkëkombasin e tij, kryediplomatin, Ivan Korcok, me të cilin kanë biseduar për çështjen e negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Vetë Korcok e ka vlerësuar si një takim tepër të frytshëm, derisa ka thënë se Sllovakia e mbështet plotësisht Lajçakun në përpjekjen e tij.
Kosova de fakto është në NATO, tash vetëm duhet të armatosetLexoni edhe:
Lajcak e ka falënderuar për vëmendjen e Sllovakisë dhe për përkushtimin ndaj të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.
“ Është veçanërisht e rëndësishme tani”, ka shkruar Lajcak.
Sllovakia vazhdon të jetë një nga shtetet e cila nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
(Kosova Sot Online)