NATO akuzon Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese që ndalohen me Ligjin Ndërkombëtar

  • E /
  • 04 March 2022 - 15:33
NATO akuzon Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese që ndalohen me Ligjin Ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka akuzuar Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese dhe armëve të tjera të ndaluara në Ukrainë.

“❗️Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg akuzoi #Rusinë për përdorimin e bombave thërrmuese dhe armëve të tjera të ndaluara”, thuhet në njoftimin e “NEXTA.tv”, në Twitter.

Nga 24 shkurti, Rusia ka filluar aksionin ushtarak ndaj Ukrainës me qëllim të pushtimit të këtij vendi.

Deri më tani janë konfirmuar mijëra civil të vrarë, e mbi 1 milion refugjatë të zhvendosur.

(Kosova Sot Online)