Lexoni edhe:
Kosova de fakto është në NATO, tash vetëm duhet të armatoset
Gazetarja britanike, Cathy Neëman ka guxuar t’i bëjë disa pyetje të drejtpërdrejta ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kur i tha: ”Më shikoni drejt në sy dhe më thoni si mund t’ju zërë gjumi, duke e ditur se bombat ruse po vrasin fëmijët?”
Kjo pyetje e nervozoi ministrin rus, e në një moment i tha se ‘po luan’.
Kosova de fakto është në NATO, tash vetëm duhet të armatosetLexoni edhe:
Lexoni pyetjet e gazetares dhe pergjigjet e Lavrov:
Gazetarja: Zoti Lavrov, dua të pyes diçka për Polina Zapadynskaya. Ajo ishte në vitin e fundit të shkollës fillore. U qëllua për vdekje nga rusët, teksa ishte në veturë me familjen e saj në Kiev, të shtunën. Zoti Lavrov, unë e di se ti ke një vajzë gjithashtu, dua të më shihni në sy dhe të më tregoni, si mund t’ju zërë gjumi duke e ditur që bombat dhe plumbat rusë po i vrasin fëmijët?
Lavrov: Pra, çfarë mund të them tjetër përveç asaj që kam thënë tashmë. Çdo jetë e njeriut është e çmuar. Çdo aksion ushtarak fatkeqësisht lidhet me humbjen e jetëve. Jo vetëm në mesin e personelit ushtarakë por edhe në mesin e civilëve. Personeli ynë ushtarak që tashmë është i përfshirë në këtë operacion special kanë një urdhër shumë të rreptë për të përdorur vetëm saktësi të madhe pajisje ushtarake, për të shtypur infrastrukturën ushtarake. Madje edhe kazermat ku ushtria ukrainase është e vendosur nuk janë subjekt i ndonjë sulmi. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mija.
Gazetarja: Zoti Lavrov, ti the se po përdoret saktësi e lartë, por me qindra civilë raportohet se kanë vdekur. Tani kjo po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Po pyes nëse ju personalisht jeni duke e përgatitur mbrojtjen për një gjykatë për krime të luftës?
Lavrov: Unë e kuptoj dëshirën tënde për të bërë kaq shumë pyetje të nxehta, pasi doni ta ngarkoni emocionalisht audiencën tuaj. Kjo është puna juaj me aq sa kuptoj, të mos funksionojë si media, por më tepër si një instrument për t’i goditur me çekan kokat e njerëzve. Dua ta përsëris prapë, nuk po e justifikoj asnjë aksion që çon në vdekjen e civilëve. Por, ne nuk jemi ata që kemi dalë me shprehjen e dëmit kolateral. Ajo u krijua nga kolegët perëndimorë gjatë arratisjeve në Irak dhe më parë në shtetet tjera, Amerika Latine, Libia.
A ke pasur ndonjëherë të njëjtën ngarkesë emocionale për t’i mbuluar ngjarjet në Irak e Libi ku pati qindra e mijëra viktima civile? Nuk e mbaj mend, pra po shoh që pyetja juaj ishte retorike.
Gazetarja: Po absolutisht Zoti Lavrov. Por ti e ke filluar këtë luftë. Gjaku i Polinas është në duart e tua apo jo?
Lavrov: Ti po luan një lojë apo je duke luajtur drejtuesen e një talk show, nëse dëshiron ta dish opinionin tim personal. Si jeni sjellë në 8 vitet e fundit, kur vajzat si ajo, bashkë me gra të moshuara janë vrarë nga mijëra mina në Donbas? Ato janë vrarë nga regjimi ukrainas. Të lutem vizitoje faqen tonë të ministrisë për më shumë informacione.
“How do you sleep at night knowing that Russian bombs and bullets are killing children?"@cathynewman asks Russian Foreign Minister Sergei Lavrov about civilian deaths after reports more than 2,000 have died in the invasion of Ukraine, he says "any human life is priceless." pic.twitter.com/TGKmCeL5ry
— Channel 4 News (@Channel4News) March 3, 2022
(Kosova Sot Online)