Kancelari gjerman telefonon Putinin, dalin detaje nga biseda
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka telefonuar sot presidentin rus Vladimir Putin, pasi ky i fundit dha urdhër për pushtimin e Ukrainës.
Siç raporton CNN, Putin i ka thënë kancelarit gjerman se një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është planifikuar për këtë fundjavë.
Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, tha një negociator ukrainas pas përfundimit të bisedimeve.
Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët .
“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter .
(Kosova Sot Online)