Vuçiq flet me Johnsonin: Respektimi i sovranitetit të shteteve është thelbësor

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 18:03
Vuçiq flet me Johnsonin: Respektimi i sovranitetit të shteteve është thelbësor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një bisedë telefonike i ka thënë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, se është esenciale për Serbinë respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe integriteti territorial i shteteve.

“Sapo kam përfunduar një bisedë me Boris Johnson, në të cilën theksova se parimi i respektimit të normave të së drejtës ndërkombëtare është thelbësor për Serbinë, si dhe respektimi i integritetit territorial të shteteve sovrane”, tha Vuçiq në një postim në Instagram.

Vuçiq e ka ftuar Johnsonin për një vizitë zyrtare në Serbi, duke thënë se që 42 vjet në Serbi nuk shkeli asnjë kryeministër britanik.

I pari i serbëve tha se mori garanci nga kryeministri britanik se së shpejti do t’i vizitojë.

Ditë më parë, Vuçiq doli me një qëndrim për ngjarjet në Ukrainë, ku si konkluzion tha se Serbia i jep mbështetje të plotë integritetit territorial të Ukrainës dhe se e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës. Megjithatë, Serbia s’iu bashkua vendeve të tjera europiane për t’i vendosur sanksione Rusisë.


(Kosova Sot Online)