
Ngjarjet e paralajmëruara të ditës së sotme në Kosovë

Mbahet aktiviteti rekreativ “Meeting offRoad Drenica” – parakalim i xhipeve dhe motorëve- vendtakimi ‘rruga “Fadil Rrustemi” Skenderaj, ora 08:00-10:00).
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 9:00).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00).
Me rastin e Epopesë së UÇK-së, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00).
Me rastin e Epopesë së UÇK-së, bëhen homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së. (Ora 12:00).
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:45).
Mbahen homazhe e nderime institucionale. (Te shtatorja e Adem Jasharit në Skenderaj, Kompleksi Përkujtimor në Prekaz dhe Marinë, ora 10:00).
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, me rastin e Epopesë së UÇK-së. (Ora 11:00).
Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, 11:00).
Komuna e Prishtinës organizon aktivitete për nder të Epopesë së UÇK-së. Marrin pjesë kryetari Përparim Rama, nënkryetarët, kryesuesi i Kuvendit, shefi i Kabinetit, drejtorët e drejtorive, asamblistët).
(Kosova Sot Online)