Shtetet tjera që Putini i shpalli jomiqësore bashkë me Shqipërinë – çfarë efekti ka dekreti i Putinit?
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka shpallur një listë të vendeve të cilat konsiderohen jomiqësore për Rusinë. Në listën në të cilën bën pjesë Shqipëria, SHBA-ja është e para dhe pas saj vijnë Kanadaja e Mbretëria e Bashkuar.
E katërta në listën e Putinit është renditur Ukraina, shteti fqinj të cilin Rusia po e pushton duke sulmuar me bombardime e në forma të tjera që më shumë se dhjetë ditë.
“Lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, MB (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut, dhe gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvanin”, thuhet në raportimin e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass.
Këto vende thuhet se vendosën sanksione kundër Rusisë ose u shprehën pro tyre kur Putini urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
“Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla. Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj (ose një shumë të ngjashme në valutë të huaj)”, raporton “Tass”.
(Kosova Sot Online)