
Lexoni edhe:
Kosova urgjentisht të bëjë një Marrëveshje Ushtarake Mbrojtëse Bilaterale me SHBA- të ose me shtetin Turk- si vendi i dytë më i fortë në NATO!
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ky i fundit ka shkuar tek banesa e ish të fejuarës së tij, viktimës femër kosovare.
Bëhet e ditur se i dyshuari kishte pasur urdhër mbrojtës nga gjykata që mos t’i afrohet viktimës, por që nuk e kishte respektuar urdhrin e gjykatës.
Policia në raportin e saj 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton lajmi.net.
Njoftimi i plotë nga policia:
Rr. Edit Durham, Prizren 07.03.2022 – 18:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te banesa e ish të fejuarës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari kishte pas urdhër mbrojtës nga gjykata që mos t’i afrohej viktimës por nuk e kishte respektuar urdhrin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
(Kosova Sot Online)