Në Pejë e mitura rrahet nga bashkëmoshatarja në shkollë

  • E. /
  • 08 March 2022 - 10:36
Në Pejë e mitura rrahet nga bashkëmoshatarja në shkollë

Një e mitur është sulmuar fizikisht në korridorin e një shkolle në Pejë nga një bashkëmoshatare.

Si pasojë e këtij rasti e mitura ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Rasti është duke u hetuar.

“Pejë 07.03.2022 – 09:45. Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte sulmuar fizikisht gjersa kishte qenë në korridor të shkollës nga e dyshuara e mitur femër kosovare. Si pasojë e rastit viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara nuk është takuar për intervistë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)