Lexoni edhe:
Britney Spears pozon ‘topless’ teksa mbulon gjoksin me duar, rrjeti ndizet nga komentet
Në kaosin që po krijon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, një gazetar kilian është arrestuar nga ushtria ukrainase, por më pas është liruar falë një tatuazhi të Maradonës që e kishte në këmbë.
Daniel Matamala, korrespondent në Ukrainë për “Chilevision”, së bashku me kolegë të tjerë kanë qenë pjesë e një momente jo edhe aq të këndshëm pasi janë arrestuar nga ushtria ukrainase.
Britney Spears pozon ‘topless’ teksa mbulon gjoksin me duar, rrjeti ndizet nga komentetLexoni edhe:
Ai ka treguar në rrjetet sociale të gjitha se si ka ndodhur arrestimi, duke ndarë edhe historinë e tij me tatuazhin e Diegos.
“Sot në një nga postblloqet, policia na sekuestroi dokumentet, kamerat dhe telefonat. Na shoqëroi në komisariat. Marrja në pyetje e parë ishte e tensionuar. Ukraina është një vend në luftë dhe dyshohet për spiunë apo diversantë”, ka thënë fillimisht ai.
“Një nga policët pa pasaportat e kolegëve të mi dhe I tha dy fjalë që i kuptuam: “Messi” dhe “Maradona”. Këtu ndryshoi gjithçka. Kameramani tregoi se kishte një tatuazh të Diego Maradonës në këmbën e tij”.
“Atmosfera ndryshoi shumë dhe falë “Dorës së Zotit” (Maradonës) dhe të futbollit arritëm të dilnim nga ajo situatë dhe të mbërrinim në destinacionin tonë pa probleme”, – ka shpjeguar më tej Matamala.
Salvo por Maradona! ??
— PELEJA (@PELEJA) March 7, 2022
O jornalista chileno Daniel Matamala foi enviado à Ucrânia para cobrir o conflito com a Rússia.
Chegando lá, como usual, ele e sua equipe foram interceptados pela polícia ucraniana para que ela certificar-se de que não se tratavam de espiões russos. pic.twitter.com/qAYoQxohkP
(Kosova Sot Online)