Gruaja shtatzënë që i shpëtoi shpërthimit të maternitetit në Mariupol, sjell në jetë një vajzë
Një grua shtatzënë, e cila arriti t’i shpëtonte shpërthimit të maternitetit në Mariupol, ka sjellë në jetë një vajzë, sipas CNN
Mariana Vishegirskaya ishte në mesin e një sërë grave që ndodheshin në maternitetin e Mariupolit që i mbijetuan granatimeve. Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten, sipas tezes Tatiana Liubchenko.“Mariana është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka quajtur vajzën Veronica”, tha Liubchenko.
Ajo lindi mbrëmë në orën 22:30, foshnja është e shëndetshme dhe peshon rreth 3 kg. Por tezja e Vishegirskaya është e shqetësuar për përkeqësimin e kushteve në qytetin Mariupolit, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimeve.
“Shpresoj që të sigurohen kushtet e mjaftueshme që foshnja të jetë e shëndetshme”, shtoi ajo.
(Kosova Sot Online)