Lexoni edhe:
Të inkriminuarit në KPK dhe KGJK kundërshtojnë edhe Komisionin e Venecias!
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas operacionit “Pika” të Inspektoratit Policor dhe Doganës, që i arrestoi 48 zyrtarë policorë e dy doganierë.
Ajo në Facebook ka shkruar se në të kaluarën institucionet e sigurisë nuk i kanë pasë duart e lira, teksa ka shtuar se në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore.
Të inkriminuarit në KPK dhe KGJK kundërshtojnë edhe Komisionin e Venecias!Lexoni edhe:
“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët”, ka shkruar ajo.
Haxhiu ka theksuar se aksione të tilla kanë mbështetje të parezervë nga Qeveria.
“Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!”, shtoi ajo.
Statusi i plotë:
(Kosova Sot Online)