Kusari-Lila për rritjen e çmimeve: Kriza e pashmangshme, e padrejtë të akuzohet Qeveria
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila iu tha qytetarëve nga seanca e sotme ku po diskutohet rritja e çmimeve të produkteve ushqimorë se kriza “është e pashmangshme”.
Kusari-Lila tha se kjo krizë e ka prekur edhe Kosovën, ndërsa tha se nuk është e drejtë të akuzohet Qeveria.
“Është e padrejtë të akuzohet kjo Qeveri për mosaktivitet ose mosndjeshmëri ndaj situatës së krijuar”, tha Kusari-Lila.
Ajo shtoi se këto çështje “po trajtohen me seriozitetin maksimal”.
(Kosova Sot Online)