Tahiri: A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi o njerëz?
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar të ndërmerren disa masa konkrete karshi situatës me rritjen e çmimeve në vend.
Tahiri i pyeti deputetët nëse janë të vetëdijshëm për çmimin e bukës e qumështit.
“Si grup parlamentar, ne kërkojmë që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prek njeriun e varfër, secilin individ që është prekë nga kjo krizë o njerëz? A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi?” tha ai.
“Cilat janë masat?”, shtoi Tahiri.
(Kosova Sot Online)