Ky është lloji i ngjitësit që do të vendoset për identifikimin e veturave të paregjistruara
Ka nisur implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve të paregjistruara.
Byroja Kosovare e Sigurimeve ka prezantuar sot stikerin i cili do të vendoset në dritare për evidentimin e veturave të paregjistruara.
Sipas drejtuesve të Byros Kosovare të Sigurimit (BKS), ky projekt ka për qëllim uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Qytetarët nuk janë të obliguar të paguajnë për stikersat.
(Kosova Sot Online)