Putini dëshiron t’i presë pyjet e Ukrainës për ta financuar ushtrinë ruse

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 16:02
Putini dëshiron t’i presë pyjet e Ukrainës për ta financuar ushtrinë ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin planifikon të urdhërojë prerjet masive të pyjeve të Ukrainës që të shiten si lëndë druri në Rusi, sipas një dokumentti të publikuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës.

Dokumenti, i publikuar sot nga inteligjenca e mbrojtjes ukrainase, thuhet se tregon një letër nga ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, drejtuar presidentit rus.

Letra diskuton çështjen e mundësisë së prerjes së pyjeve ukrainase, pretendon inteligjenca ukrainase, me paratë nga shitja e drurit që do të shkonin për financimin e ushtrisë ruse.

(Kosova Sot Online)