Civilët bllokohen në Mariupol, Kryqi i Kuq thotë se “po mbyten pa asnjë ndihmë”

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 16:09
Civilët bllokohen në Mariupol, Kryqi i Kuq thotë se “po mbyten pa asnjë ndihmë”

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, civilët e bllokuar në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit “në thelb po mbyten pa asnjë ndihmë”, raporton The Guardian.

Njerëzit në Mariupol “po përballen me zgjedhjet e pamundura se si t’i ushqejnë familjet e tyre dhe veten dhe janë të bllokuar”, tha sot një zëdhënës i KNKK-së.

Kryqi i Kuq shpreson ta organizojë evakuimin e civilëve në dy kolona me rreth 30 autobusë nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy dhe kalimin e tyre në një zonë të sigurt, tha Ewan Watson.

Operacioni i planifikuar nga Sumy do të kryhej me Kryqin e Kuq të Ukrainës, por nuk është duke u zhvilluar ende, tha ai.

Ndërkohë, Reuters raporton se ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se shpresonte t’i evakuonte qytetarët turq nga Mariupoli të martën ose të mërkurën, pas një telefonate me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

(Kosova Sot Online)