Lexoni edhe:
Pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia mbetet rrezik potencial i sigurisë
Një punëtor i një pompe të benzinës në Prishtinë ka raportuar të hënën se një person ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 eurosh e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e së mërkurës.
Sipas njoftimit, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti po hetohet.
Pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia mbetet rrezik potencial i sigurisëLexoni edhe:
Falsifikim i parasë është raportuar edhe në një rast tjetër në Prishtinë e një tjetër në Podujevë. Sipas raportit, rasti tjetër në Prishtinë bën fjalë për 110 euro. Për rastin ka raportuar një bankë, ndërsa monedhat janë sekuestruar.
Për rastin e Podujevës, një i dyshuar i pa njohur raportohet se ka bërë pagesë me kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë false. Kartëmonedha është sekuestruar.
(Kosova Sot Online)