
Lexoni edhe:
Ja se si po dëshmohen raportet e DASH-it, krimi i organizuar edhe në institucionet e sigurisë!
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ishte nisur për në Pekin ditën e djeshme, por në mes avioni i tij u kthye përsëri në gjysmë të rrugës, shkruan mediumi gjerman “Bild”.
Sipas “Bild” avioni kishte bërë 2800 kilometra kur edhe ndërroi drejtimin për t’u rikthyer përsëri në aeroportin e nisjes në Moskë.
Madje, “Bild” ka shkruar se a nuk dëshironte Pekini të priste ministrin e Jashtëm të Rusisë, apo Putini e urdhëroi atë të kthehej.
“Pra, a është i afërt një nivel i ri përshkallëzimi nga ana e Rusisë?, apo Pekini nuk donte ta priste Lavrovin?”, shkroi Bild duke shtuar se sipas raporteve të SHBA-së, Moska i kishte kërkuar Pekinit ndihmë financiare dhe ushtarake.
(Kosova Sot Online)