![](/uploads/kosova-sot/images/2022/March/19/200x200_awsdew-600x3601647676352.jpg)
Lexoni edhe:
Të kërcënuara nga bombat e Putinit, këto janë mrekullitë arkitekturore të Ukrainës
Rusia ka përdorur raketat e reja hipersonike Kinzhal për herë të parë në Ukrainë të premten, duke shkatërruar një depo të armëve në perëndim të vendit, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
“Sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa aerobalistike hipersonike ka shkatërruar një depo të madhe nëntokësore ku ruheshin raketa dhe municione të aviacionit në fshatin Deliatin në rajonin Ivano-Frankivs”, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Të kërcënuara nga bombat e Putinit, këto janë mrekullitë arkitekturore të UkrainësLexoni edhe:
Agjencia shtetërore e lajmeve të Rusisë, Ria Novosti tha se kjo është hera e parë që janë përdorur armët hipersonike Kinzhal, në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë./rel
(Kosova Sot Online )