Ambasada amerikane në Kiev thotë se ushtria ruse ka kidnapuar fëmijë dhe i ka dërguar në Rusi
Ambasada amerikane në Kiev e ka quajtur kidnapim largimin e 2 mijë e 389 fëmijëve ukrainas nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut për në Rusi.
Ambasada amerikane në Ukrainë i është referuar Ministrisë së Jashtme të Ukrainës mbi shifrën e fëmijëve ukrainas që janë transportuar për në Rusi.
“Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, forcat ruse ilegalisht i kanë larguar 2 mijë e 389 fëmijë ukrainas nga Donetsku dhe Luhansku për në Rusi. Kjo nuk është asistencë. Është kidnapim”, ka shkruar ambasada në Twitter.
According to the Ukrainian Foreign Ministry, Russian forces have illegally removed 2,389 Ukrainian children from Donetsk and Luhanks oblasts to Russia. This is not assistance. It is kidnapping.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 22, 2022
(Kosova Sot Online)