Ukrainasit po përjetojnë ferrin, thotë Guterres

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 18:31
Ukrainasit po përjetojnë ferrin, thotë Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka thënë se populli i Ukrainës po përjeton një “ferr të gjallë” dhe paralajmëroi se situata po bëhej më shkatërruese dhe e paparashikueshme çdo orë.

“Lufta nuk po shkon askund,” u tha ai gazetarëve në Neë York,  duke e përshkruar atë si të pafitueshme.

“Vazhdimi i luftës në Ukrainë është moralisht i papranueshëm, politikisht i pambrojtur dhe ushtarakisht i pakuptimtë… Është koha për të ndaluar luftimet tani dhe për t’i dhënë paqes një shans”.

Ai pyeti se sa ukrainas dhe rusë do të vriten përpara se të gjithë ta kuptojnë se kjo luftë nuk ka fitues, por vetëm humbës. 

(Kosova Sot Online)