Haradinaj: Kryeministri Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dal në anën e gazpromit dhe rusëve

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 18:32
Haradinaj: Kryeministri Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dal në anën e gazpromit dhe rusëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është shqetësuese refuzimi i projektit amerikan për gazin nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se ky refuzim nuk ka kaluar pa u vërejtur në Uashington.

“Për mua është shqetësuese refuzimi i projektit me financim nga presidenti i Amerikës, e presidentja e Kosovë nuk e ka një qëndrim të qartë. Unë nuk besoj që kjo çështje është pak. Nuk besoj që kjo në Uashington ka kaluar pa u vërejt. Nuk mendoj që ata menjëherë ankohen por nuk është që se vlerësojnë këtë situatë”, ka thënë ai.

Më tutje, Haradinaj deklaroi se me refuzimin e projektit të gazit amerikan, Kurti sipas tij ka kaluar në anën e gazpromit dhe rusëve.

“Kryeministri Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dal në anën e gazpromit dhe rusëve”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)