Zelensky: Nga Mariupol nuk ka mbetur asgjë
Presidenti i Ukrainës ka thënë se nuk ka mbetur asgjë nga Mariupol pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin port jugor të rrethuar.
“Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja,” tha Volodymyr Zelensky në një fjalim video në parlamentin italian.
Mariupol, një objektiv kryesor strategjik për Moskën, ka duruar javë të tëra të bombardimeve ruse.
Zyrtarët thonë se banorët kanë mbetur pa ushqim, ilaçe, energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm.
Ndërsa Zelensky po fliste, këshilli i Mariupolit tha se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dha detaje për viktimat apo dëmet.
“Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë me tokë dhe ta bëjnë një tokë të vdekur”, tha këshilli.
Rusia mohon të ketë shënjestëruar civilët.
Më herët, zëvendëskryeministrja e vendit, Iryna Vereshchuk, përsëriti thirrjet për një korridor humanitar për të lejuar largimin e civilëve.
Më vonë, ajo tha se të paktën 100,000 njerëz donin të largoheshin, por nuk ishin në gjendje.
(Kosova Sot Online)