Një burrë tenton ta rrëmbejë një grua në Prishtinë

  • E. /
  • 23 March 2022 - 10:23
Një burrë tenton ta rrëmbejë një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka tentuar që ta rrëmbejë një grua në rrugën “Ismet Hoti”, në Prishtinë.

I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një  thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ismet Hoti, Prishtinë, 22.03.2022-02:45.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar  ta rrëmbej viktimën femër kosovare. I dyshuari në vendin e ngjarjes kishte hedhë një  thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)