Lufta e largoi nga vendi i saj, e reja ukrainase sjell në jetë djalin e saj në Shqipëri

  • E. /
  • 23 March 2022 - 11:50
Lufta e largoi nga vendi i saj, e reja ukrainase sjell në jetë djalin e saj në Shqipëri

Në Shqipëri aktualisht kanë mbërritur mbi 300 ukrainas të cilët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të luftës. Bledi Bajraktari- Konsulli i Nderit të Ukrainës i ftuar në studion e “Abc Live” ka dhënë edhe një lajm të mirë lidhur me këta ukrainas, duke thënë se në Shqipëri ka ardhur në jetë fëmija i parë nga ky grup të larguarish lufte. Një vajzë ukrainase ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, tha Konsulli i Nderit i Ukrainës.

“Kushdo që ka ardhur në mënyrë individuale dhe ne nuk e dimë do u thoja të lënë kontaktet në ambasadën e Ukrainës dhe tu vijmë në ndihmë. Një pjesë e kanë përdoru mbërritjen për të ikur në Shqipëri. Është rritur numri me dhjetëra. Kemi dhe të lindurin e parë. Një vajzë refugjatë para dy ditësh solli në jetë djalin e saj.” tha ai.

Mes të tjerash Konsulli ka shpjeguar se në ukrainasit kanë filluar edhe kërkesat e para për të marrë statusin e azilantit në vendin tonë.

“Kemi edhe kërkesa për azil në vendin tonë. Janë disa procedura ligjore që do ndiqen dhe janë procedura burokratike dhe nuk kemi hasur probleme. Disa janë përshpejtuar.” tha Bledi Bajraktari

(Kosova Sot Online)