Gripi i shpendëve mbërrin edhe te shqiptarët, ngordhin 200 pula në një fshat

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 15:46
Gripi i shpendëve mbërrin edhe te shqiptarët, ngordhin 200 pula në një fshat

Gripi i shpendëve mbërrin në qarkun e Dibrës. Mësohet se rastet e para janë shfaqur në fshatin Rreth-Kalë në Njësinë Administrative Muhurr në Bashkinë Dibër.

Deri tani sipas banorëve kanë ngordhur rreth 200 pula në ekonomi të vogla të këtij fshati. Banorët thonë se ngordhja e pulave ka qenë e menjëhershme.

Në vend kanë mbërritur inspektorët e AKU Dibër, të cilët kanë kryer veprimet për marrjen e mostrave për analiza, por pa dhënë asnjë detaj të vatrës.


(Kosova Sot Online)