NATO thotë se nëse Rusia e përdor këtë armë në Ukrainë do ta ndryshojë totalisht rrjedhën e luftës

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 15:56
NATO thotë se nëse Rusia e përdor këtë armë në Ukrainë do ta ndryshojë totalisht rrjedhën e luftës

Nëse Rusia përdorë armë kimike në luftën në Ukrainë kjo do ta ndryshonte totalisht rrjedhën e konfliktit ka thënë Sekretari Gjeneral Jens Stoltenberg sot para gazetarëve në Bruksel.

Stoltenberg foli para samitit të nesërm të NATO-s ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden i cili sot ka arritur në Evropë.

“Përdorimi i armëve kimike do të ishte një shkelje e rëndë e ligjint ndërkombëtar  dhe me pasoja të mëdha”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg akuzoi Kinën për ofrimin e mbështetjes politike dhe për “përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante” dhe tha se roli i Pekinit në pushtim do të trajtohej në samit.

Ai tha se Kina ka vënë në pikëpyetje të drejtën e kombeve të pavarura për të zgjedhur rrugën e tyre, duke shtuar se aleanca është e shqetësuar se Kina mund të sigurojë “mbështetje materiale për pushtimin rus”.

Stoltenberg kërkoi që Bjellorusia gjithashtu duhet t’i japë fund “bashkëpjesëmarrjes së saj në pushtimin e Putinit” dhe paralajmëroi se vendimet e marra në samitin nesër do të kenë “implikime të mëdha”.

(Kosova Sot Online)