Kurti i mbyllur për mediat kosovare – uron për shtim të bashkëpunimit me gazetarët

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 16:07
Kurti i mbyllur për mediat kosovare – uron për shtim të bashkëpunimit me gazetarët

Albin Kurti dhe Qeveria e tij ka qenë e mbyllur për shumicën e mediave kosovare, që prej ardhjes në pushtet. Sot kur ka kaluar një vit prej se ai ka marrë detyrën e kryeministrit, Kurti ka falenderuar gazetarët dhe ka uruar për shtim të bashkëpunimit me ta.

Falenderimin për ta ka zgjedhur ta bëjë në profilin e tij në Instagram.

Ai ka thënë se me raportimet, komentet e kritikat e tyre, gazetarët kanë kontribuar në debatin demokratik dhe llogaridhënien institucionale.

“Në njëvjetorin e qeverisë sonë, dua t’i falënderoj të gjitha gazetaret e gazetarët, kameramanët e redaktorët e mediave tona të cilët me raportimet, komentet e kritikat e tyre kanë qenë vigjilent ndaj deklaratave tona dhe kanë kontribuar në debatin demokratik dhe llogaridhënien institucionale. Uroj për shtim të bashkëpunimit në vitin e dytë të punës sonë”, ka shkruar Kurti në Instagram.

(Kosova Sot Online)