Zjarrfikësit në Kyiv e shuajnë zjarrin, fillojnë të shtëna e shpërthime

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 16:58
Zjarrfikësit në Kyiv e shuajnë zjarrin, fillojnë të shtëna e shpërthime

Shërbimi urgjent ukrainas ka publikuar një video dramatike nga Kyivi.

Pamjet tregojnë zjarrfikësit duke fikur zjarrin në kryeqytet dhe më pas papritur nisin të shtëna dhe shpërthime.

“Ky është vetëm një nga këto episode në Kyic. Sa herë që është e mundur të bëhet diçka për ta parandaluar që një ndërtesë e granatuar të kthehet në pishtar…”, shkroi shërbimi ukrainas.

“Në një moment, kur dëgjon të shtëna armësh, lind pyetja e zgjedhjes. Hidhe një zorrë dhe vrapo drejt strehës (nëse ka) ose përpiqu ta shuash të paktën një pjesë të zjarrit? Ka shumë pyetje, por nuk ka kohë, vetëm një minutë hezitim mund të çojë në pasoja të paparashikueshme”, thuhet në postim.


(Kosova Sot Online)