Scholz flet me Putinin: I thashë qartë, do të ishte e pafalshme nëse përdor armë kimike

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 17:04
Scholz flet me Putinin: I thashë qartë, do të ishte e pafalshme nëse përdor armë kimike

Në një bisedë të drejtpërdrejtë, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin që të mos përdorë armë biologjike ose kimike në Ukrainë, raporton Die Zeit.

Pretendimet e Rusisë se Ukraina po përdor armë të tilla ose se Shtetet e Bashkuara duan t’i përdorin ato “duken si një kërcënim i nënkuptuar që vetë Putini po e shqyrton përdorimin e armëve të tilla”, citon gazeta gjermane të ketë thënë Scholz.

“Prandaj, ishte e rëndësishme për mua personalisht t’i thoja atij, qartë dhe drejtpërdrejt: Kjo do të ishte e papranueshme dhe e pafalshme”, tha kancelari Scholz për Die Zeit.

(Kosova Sot Online)