Plaka ukrainase: I mbijetova urisë masive dhe Luftës së Dytë Botërore, kjo është më e tmerrshme

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 17:38
Plaka ukrainase: I mbijetova urisë masive dhe Luftës së Dytë Botërore, kjo është më e tmerrshme

US CBS News publikoi një video prekëse të një gruaje ukrainase 95-vjeçare që i mbijetoi Holodomorit (uria masive e shkaktuar nga Stalini në Ukrainë, e cila vrau miliona ukrainas) dhe Luftës së Dytë Botërore.

“Në 95 vitet e mia, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. I mbijetova urisë së vitit 1933, Luftës së Dytë Botërore, por nuk kam parë kurrë diçka kaq të tmerrshme” tha ajo.

“Pse? Kujt i duhet kjo luftë? Ne jemi ukrainas. Ne duam të jemi të pavarur. Ne kemi qenë të pavarur për 30 vjet. Le të jetojmë të pavarur. Ne kemi kaluar 70 vjet nën këtë zgjedhë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)