Presidentja e KE-së: Çdo sekondë në BE vjen një fëmijë ukrainas

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 17:48
Presidentja e KE-së: Çdo sekondë në BE vjen një fëmijë ukrainas

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është është përgjegjës për tragjedinë njerëzore në Ukrainë.

Para Parlamentit Europian, ajo tha se deri më tani, më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.

“Gjysma e tyre janë fëmijë. Çdo sekondë, një fëmijë nga Ukraina mbërrin në Unionin tonë. Çdo sekondë. Pra, ndërsa unë po ju flas, këtu në zemër të demokracisë europiane, 800 fëmijë po largohen nga Ukraina – të guximshëm, të traumatizuar dhe kanë nevojë për ndihmë. Ata lënë pas vëllezërit dhe baballarët e tyre, duke mos ditur nëse do t’i shohin përsëri”.

Presidentja e KE-së ka thënë se në mes të kësaj tragjedie inkurajuese është të shohësh solidaritetin që po tregojnë europianët për miqtë ukrainas.

“Unë përshëndes bujarinë e madhe të të gjithë europianëve, të gjitha shteteve anëtare dhe Moldavisë. Në nivel europian, ne do të mobilizojmë burime masive për të mbështetur shtetet anëtare që presin njerëz që ikin nga lufta”.

Von der Leyen u zotua edhe për më shumë ndihma ndaj ukrainasve, derisa tha se sanksionet kundër Rusisë i kanë goditur rëndë ekonominë asaj me rublën që, sipas saj, ka rënë në nivelin më të ulët historik në fillim të këtij muaji.

Qindra kompani globale po largohen nga Rusia, sepse nuk duan të ushqejnë luftën që ka zgjedhur Putini. Kjo është trashëgimia që Putini do të lërë pas në Rusi. Ai është bërë edhe armiku më i keq i popullit rus”.

(Kosova Sot Online)