“Oferta është e vlefshme për një kohë të kufizuar”, Kadyrovi i kapet Zelenskiyt, e quan “ish-president”

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 18:02
“Oferta është e vlefshme për një kohë të kufizuar”, Kadyrovi i kapet Zelenskiyt, e quan “ish-president”

Gjatë një fjalimi lamtumire për ushtarët e Federatës Ruse në Grozny, lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, foli për presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy, duke u munduar të ironizojë pak.

Ai tha se i ofron Zelenskiyt “punë në televizion”.

“Sapo Zelenskiy t’i përgjigjet thirrjes sonë për ta ndaluar rezistencën dhe për t’u ulur në tryezë për bisedimet e paqes, ne do t’ia japim atij një mundësi të tillë. Ne madje mund të organizojmë një shfaqje të veçantë në Grozny”, ka shkruar Kadyrov në llogarinë e tij në Telegram.

Me shpresën se Zelenkiy do të dorëzohet, Kadyrov tha se për këtë ka folur edhe me bashkëpunëtorin e tij i cili po merr pjesë në luftë, ndërsa e quajti liderin e ukrainasve “ish-president”.

“Pas përfundimit të operacionit ushtarak, ish-presidenti i Ukrainës do të duhet të fitojë diku, dhe Ayub kërkon t’i jepet një shans”, tha Kadyrov.

Ai shtoi se oferta e tij është e vlefshme për një kohë të kufizuar, sepse “do të jetë shumë vonë më vonë”.

(Kosova Sot Online)