Lexoni edhe:
Serbia nuk heq dorë nga skenari i agresionit kundër Kosovës, është përfituese e nga përkëdhelja e gabuar e BE-së
Gjatë natës së mbrëmshme, babai ka therur me thikë të bijën, në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit.
Dyshohet se para këtij incidenti, babai dhe e bija kanë pasur një mosmarrëveshje, që me pas ka çuar në sulm.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, nga Policia Rajonale e Pejës.
“Mbrëmë rreth orës 21:15 min policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar. Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)